Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID, ish-ministri: Të shpëtohen institucionet

               Publikuar në : 12:46 - 13/06/20 liberale

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për shkak të rritjes së numrit të rasteve në vendin tonë me koronavirus.

Në një postim në “Facebook” ai shkruan se duhet të shpëtohen institucionet shëndetësore.

“Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!”, shkruan ai.

Mes të tjerash ai ka parashtruar një sërë kërkesa që duhet të plotësohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i Shehut:

Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!
Ndersa Qeveria e mbërthyer ne amulli e ide te rrezikshme bllokon transportin publik, pa qene e afte te lexoje as dy karakteristikat qe persistojne nga ato pak te dhena zyrtare:
—Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shendetesore ne krize.
—Rritja e rasteve e vatrave te reja ne vend, te lidhura dukshem me ato.
Kjo gjendje imponon nderhyre urgjent tek sistemi spitalor e paresor e me ata bashke ne te gjithe territorin e vendit:
1- Testim virusal e imunologjik te te gjithe personelit shendetesor.
2-Testim i tille i te gjithe pacienteve te shtruar ne spitalet tona.
3- Testim i plote i cdo qytetari me temp mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.
4-Shtrimet e reja spitalore te kalojne ne nje “filter” egzaminimi, testimi e izolimi per disa ore (rezultatet dalin ne 2-3 ore) jashte godines se spitalit.
5-Te pajiset i gjithe personeli spitalor e paresor cdo dite me maskat e pershtateshme, bluzat nje perdorimeshme etj.
6-Cdo pacienti a qytetari qe do te kete kontakt me kujdesin paresor e ate spitalor t’i matet temperatura e te pajiset me maske ne hyrje.
7- Te organizohet levizja e nje drejtimeshme ne ato institucione per te evituar kontaktet e padesherueshme.
Te domosdoshme keto per ta vene ne eficience sistemin shendetesor pikerisht ne sherbim e funksion te qytetareve ne terresi, ndryshe…. /Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back