Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID/ Biden: Omicron është burim shqetësimi, por...

Shkruar nga Liberale

Presidenti amerikan Joe Biden, ka zhvilluar një video-konferencë me guvernatorë dhe këshilltarë shëndetësorë për situatën e COVID.

Biden gjatë kësaj konference u shpreh se disa spitale po përballet me presionin e COVID , kjo edhe për shkak të variantit Omicron.

Megjithatë presidenti amerikan tha se vendi është i përgatitur për të përballuar ‘shpërthimin’ e rasteve , ndërsa theksoi se amerikanët nuk duhet të frikësohen.

‘Omicron është një burim shqetësimi, por kjo nuk duhet të shkaktojë panik. Ka pasur shumë vaksina dhe doza përforcuese. Amerika ka bërë përparim dhe gjërat janë më mirë. Por me rritjen e rasteve ende kemi miliona të pavaksinuar dhe në spitale po shohim rritje të shtrimeve . Ndaj është e domosdoshme që të mos neglizhohet vaksinimi.’, tha më tej Biden.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH