Aktualitet

Rritja e moshës së daljes në pension, Franca i thotë për herë të dytë “jo” kërkesës për referendum

Shkruar nga Liberale
Rritja e moshës së daljes në pension, Franca i thotë

Reforma e diskutueshme e pensioneve e presidentit francez Emmanuel Macron kaloi një tjetër pengesë, pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë kërkesën e dytë të opozitës për një referendum për shfuqizimin e ligjit të diskutueshëm.

Duke sfiduar kundërshtimin e ashpër nga sindikatat dhe një valë protestash kundër reformës - e cila do të kishte rritur moshën e daljes në pension në 64 nga 62-at aktuale - Presidenti Macron nënshkroi ligjin muajin e kaluar, duke anashkaluar një votim në Asamblenë Kombëtare.

Sindikatat kanë paralajmëruar demonstrata të reja të shtunën në të gjithë vendin.

Nga ana e saj, qeveria franceze i qëndron e palëkundur vendimit se reforma e sistemit të pensioneve është bërë ligj i vendit dhe do të fillojë të zbatohet nga shtatori i ardhshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH