Aktualitet

Rritja e infektimeve, hapet spitali Covid 3

Shkruar nga Liberale
Rritja e infektimeve, hapet spitali Covid 3

Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë ka hapur sot spitalin Covid3.

Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish. Kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër.

Ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion dhe spitalin Covid 4, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale.

Ditën e djeshme u raportuan 895 raste të reja nga 5901 testime dhe 3 humbje jete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH