Aktualitet

Rritja e çmimit të patentës, Blendi Gonxhe: Asgjë nuk është bërë në fshehtësi

Shkruar nga Liberale
Rritja e çmimit të patentës, Blendi Gonxhe: Asgjë nuk

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka folur sot për rritjen e çmimit të patentës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Gonxhe tha se, nëpërmjet rritjes së çmimit i është dhënë nj faqe e re lejeve të drejtimit.

“25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor. I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit”, tha Gonxhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH