Showbiz

Rritja e çmimit të naftës rrëzon Apple-in, nuk është më kompania më me vlerë në botë

Shkruar nga Liberale
Rritja e çmimit të naftës rrëzon Apple-in, nuk

Gjiganti i naftës, Saudi Aramco ia ka marrë sërish trofeun Apple-it, si kompania më fitimprurëse në botë. Kjo erdhi për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas të dhënave nga Refinitiv, Aramco tani vlen rreth 2.43 trilion dollarë, krahasuar me 2.37 trilion dollarë të Apple-it.

Në fillim të këtij viti, Apple arriti shifrën e 3 trilion dollarëve, duke u bërë kompania më fitimprurëse në botë. Por lëvizjet e fundit të tregut tregojnë se si perspektivat për prodhuesit e energjisë dhe teknologjisë kanë ndryshuar kohët e fundit.

Këtë vit, çmimet e naftës janë rritur në nivele rekord, veçanërisht pas ndërprerjeve të furnizimit nga Rusia që nga momenti i nisjes së luftës në Ukrainë. Aksionet e Saudi Aramco janë rritur me 27% deri më tani, ndërkohë, që aksionet e Apple-it kanë rënë me më shumë se 17% që nga janari.

Prodhuesi i iPhone ka pasur disa rënie të konsiderueshme kohët e fundit, sidomos në Kinë për shkak se disa nga fabrikat kanë bllokuar punën, si pasojë e Covid-19.

Muajin e kaluar, Apple paralajmëroi për humbje të mëdha në lidhje me situatën në vazhdim. Sipas CEO Tim Cook, situata mund të përmirësohet në gjysmën e dytë të vitit, kur kompania pritet të lançojë iPhone 14. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH