Aktualitet

Rritja e çmimit të energjisë, Rama: Nesër do të prezantoj planin

Shkruar nga Liberale
Rritja e çmimit të energjisë, Rama: Nesër do të

Të shtunën kryeministri Edi Rama do të prezantojë planin për përballimin e asaj që e quan krizë energjetike.

Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i qeverisë shqiptare u zotua se gjatë dimrit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të krizës, por ndërprerjet mund të vijnë për shkak të defekteve.

Sa i takon çmimit, nesër unë do të dal për të ndarë me opinionin publik planin që kemi bërë gati. Kjo është emergjencë, kriza është reale. Çmimet janë rritur në mënyrë eksponenciale dhe ne prekemi sepse ne dalim në treg. Ne jemi të detyruar të blemë energji elektrike.

Ne nuk varemi nga uji, por nga shiu. Të varesh nga uji do të thotë të kesh një sistem ku ti ta mbash ujin rezervë. Ne nuk e kemi këtë sistem. Prandaj ne po krijojmë Skavicën për të ruajtur ujin, që tani po e sheshim lirë.

Nuk ka arsye të ikin dritat. Ikje dritash për arsye teknike ka pasur dhe do ketë, sepse gjithë sistemi ynë i shpërndarjes kërkon investime. Ka defekte që janë teknike, por që nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Kufizime energjie për shkak të krizës, nuk do ketë. Askush nuk ka thënë që do ketë kufizime. Ka disa vende që kanë bërë planin e kufizimeve, Britania e Madhe e ka bërë planin”, – tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH