Aktualitet

Rritet prodhimi vendas, por më tepër çmimi. ‘Prodhimet mediatike’ rritje rekord çmimi

Shkruar nga Liberale

Rritet prodhimi, por i shoqëruar me më shumë kosto, dhe për pasojë produktet e reja kanë dalë në treg me një çmim më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,5 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e parë 2022 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 9,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 17,0 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2023 shënoi rritje me 1,5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Krahasuar me tremujorin e parë 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 18,3 % vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 13,0 % dhe “Industri përpunuese” me 7,0 %.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 25,4 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 15,1 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 13,2 %, “Pajisje të tjera transporti” me 11,4 %, etj.

Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 4,0 %, pasuar nga aktiviteti “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,8 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje me 9,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 21,3 %, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 10,8 %, seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 6,3 % dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,4 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje prej 9,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 34,7 %, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 15,7 %, “Industri Nxjerrëse” me 4,1 % dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 2,7 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe prej 2,5 % vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse”, pasuar pasuar nga seksioni Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,9 %, seksionet “Industri Përpunuese” dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,1 % secila. Brenda seksionit “Industri Përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 3,4 %, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 2,0 %, etj.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi shënoi rritje me 1,6 %. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 3,8 %. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi shënoi rritje me 0,9 %. Rritja më e madhe prej 8,7 % vërehet në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve”.  /a.m/ Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH