Aktualitet

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 572 qytetarë.

Janë 8134 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 9 qytetarë, përkatësisht: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç.

Janë shëruar 825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 162,322 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 572

Të shëruar në 24 orë 825

Të shtruar në spitale 179

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3808

Testime totale 1,224,108

Raste pozitive 173,190

Raste të shëruara 162,322

Raste Aktive 8134

Humbje jete 2,734

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3599

Durrës 905

Fier 738

Shkodër 619

Vlorë 480

Elbasan 443

Berat 294

Lezhë 284

Gjirokastër 230

Kukës 202

Korçë 173

Dibër 167

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH