Aktualitet

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës raportoi në 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë ka shkuar në 64.

Qendra Klinike Universitare gjithashtu raporton se pacientët që kanë ndërruar jetë, përveç Covid-19, kishin dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 3 mijë e 178 persona. Ndërkohë 1 mijë e 824 persona janë shëruar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH