Aktualitet

Rritet numri i viktimave, 144 të infektuar në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Rritet numri i viktimave, 144 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

"Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese", njoftoi Ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 144

Të shëruar ne 24 orë 150

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 912

Testime totale 93021

Raste pozitive 14,410

Raste të shëruara 8,825

Raste Aktive 5,185

Humbje jete 400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2695

Durrës 555

Shkodër 398

Lezhë 262

Korçë 242

Elbasan 236

Fier 225

Vlorë 184

Kukës 132

Berat 114

Dibër 80

Gjirokastër 62

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH