Aktualitet

Rritet numri i turistëve, shtohen edhe lypësit nëpër rrugët e Tiranës (lëmoshë ose ndryshe të qepen pas)

Shkruar nga Liberale
Rritet numri i turistëve, shtohen edhe lypësit nëpër

Kjo është një pamje e zakonshme e ditëve të fundit në Tiranë.

Fëmijë e të rritur që kërkojnë lëmoshë, shënjestrojnë kalimtarët në rrugët e ish-Bllokut për t’u marrë para.

Situata duket e përkeqësuar kohët e fundit, ku rritja e numrit të turistëve në Tiranë ka shtuar edhe numrin e këtyre fëmijëve e të rriturve që po e shfrytëzojnë këtë si një mundësi për t’u marrë atyre sa më shumë para nga xhepat.

Të preferuarit e tyre janë kryesisht turistë të huaj.

U ngjiten pas dhe nuk i lëshojnë derisa t’u marrin ndonjë kartmonedhë.

Me këto momente të sikletshme hasen vazhdimisht kalimtarët e turistët në këtë zonë të kryeqytetit dhe jo vetëm.

Por kjo është vetëm njëra anë e asaj që ndodh. Shumë prej fëmijëve u ngjiten makinave nëpër dyer, duke u shndërruar edhe në burim për aksidente.

Shënjestra në përditshmërinë e tyre janë edhe bizneset.  Futen brenda nëpër lokale dhe u kërkojnë para klientëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH