Aktualitet

Rritet numri i të infektuarëve, 8 pacientë të intubuar

Shkruar nga Liberale
Rritet numri i të infektuarëve, 8 pacientë të intubuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 122 persona.

Numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 9728.

Po ashtu, 182 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër të cilët 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH