Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vend, ku vihet re një rritje e ndjeshme e të infektuarve.

Nga 4,471 testime janë regjistruar 65 raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit, ku fatmirësisht nuk shënohet asnjë jetë e humbur.

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 gusht 2021)

Raste të reja ditore 65

Të shëruar në 24 orë 35

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4,471

Testime totale 911,147

Raste pozitive 133,211

Raste të shëruara 130,291

Raste Aktive 463

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 175

Elbasan 64

Vlorë 43

Shkodër 40

Lezhë 34

Kukës 29

Fier 27

Berat 23

Durrës 11

Korçë 11

Gjirokastër 6

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH