Aktualitet

Rritet me 50 lekë çmimi i biletës së autobusit Tiranë-Durrës

Shkruar nga Liberale
Rritet me 50 lekë çmimi i biletës së autobusit

Çmimet e biletës së autobusëve Tiranë-Durrës do të rriten me 50 lekë. Burime për media bëjnë me dine se çmimi i biletës do të shkojë 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë. Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin e verës është edhe më e lartë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH