Globi

Rritet me 10% numri i emigrantëve të paligjshëm në gjysmën e parë të 2023 në BE

Shkruar nga Liberale
Rritet me 10% numri i emigrantëve të paligjshëm në

Emigracioni i paligjshëm drejt Bashkimit Europian është rritur në gjysmën e parë të 2023 krahasuar me një vit më parë, njoftoi sot Frontex, duke sqaruar se shumica e e emigrantëve kanë mbërritur nga Mesdheu.

Frontex raporton 132.370 tentativa për të hyrë në Bashkimin Europian jashtë pikave të kalimit kufitar nga fillimi i vitit deri në fund të qershorit duke specifikuar se ka një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Mbërritja e emigrantëve nga Mesdheu Qendror shënoi një rritje me 1/3 në gjysmën e parë të vitit dhe përbënte gjysmën e numrit total të mbërritjeve, pasi numri i emigrantëve nga Tunizia në Itali u rrit.

Pak ditë më parë, Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje me Tunizinë për të menaxhuar fluksin e emigrantëve, përpara zgjedhjeve europiane të vitit të ardhshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH