Aktualitet

Rriten rastet e reja, 4 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Rriten rastet e reja, 4 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6113 testime, prej të cilëve 984 kanë rezultuar të infektuar.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Katër qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, përkatësisht: një 62 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar nga Tirana dhe një 72 vjeçar nga Shkodra.

Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 984

Të shëruar në 24 orë 640

Të shtruar në spitale 106

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 6113

Testime totale 1,072,755

Raste pozitive 150,101

Raste të shëruara 135,961

Raste Aktive 11,628

Humbje jete 2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4244

Shkodër 1927

Durrës 989

Vlorë 832

Fier 819

Lezhë 766

Elbasan 602

Berat 424

Gjirokastër 308

Korçë 304

Kukës 234

Dibër 179

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH