Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve

Është arritur një marrëveshje për rritje pagash të punonjësve arsimor në Maqedoninë e Veriut për 15 për qind, që do të paguhet nga muaji shtator.

Pas më shumë se dy javë grevë në arsimin fillor dhe të mesëm të vendin fqinj dhe më shumë se dy javë dy javë të tjera negociata, qeveria ka gjetur një zgjidhje.

“Ramë dakord ti pranojmë disa pjesë të kërkesave. Do të ketë rroga më të larta në arsim, nga muaji shtator do të ketë rritje rrogash prej 15 për qind për të gjithë arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme. Duhet të flasim edhe për kontratat kolektive, por do të ritakohemi përsëri. Jam i lumtur që çdo gjë mbaroj me sukses”, deklaroi ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Kërkesa e punonjësve arsimor ishte që të ketë rritje të pagave për 18 për qind, por oferta e parë e Qeverisë ishte vetëm 12 për qind, gjë që nxiti reagime të ashpra te mësimdhënësit dhe ndasi në mesin e tyre.

Pati edhe kërcënime se nuk do tu paguhen rrogat grevistëve por informacioni i fundit është se të gjithë do marrin pagat e plota ndërsa mësimi i humbur nuk do të kompensohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH