Aktualitet

Rriten importet e kafesë, bien të cigareve; Shoqata e Bareve: Shqiptarët po kursejnë për pushime, është shtuar konsumi nga turistët

Shkruar nga Liberale

Pas rënies së fortë që importet e kafesë shënuan në fillim të këtij viti (në muajin janar 2023, importet ranë 30% krahasuar me vjet), sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për 5-mujorin, importet janë rritur 16%.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve më herët theksoi se rënia e importeve në fillim të këtij viti u ndikua nga magazinimet e operatorëve gjatë dhjetorit 2022, për shkak të trendit të rritjes së çmimeve dhe rënies së konsumit nga tkurrja e fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore.

Edhe për këtë 5-mujor, shtimi i importeve të kafesë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, është ndikuar nga magazinimi i stokut të operatorëve për të mos pasur vonesa apo mungesa të produktit gjatë muajit gusht, që përkon me sezon pushimesh në Itali nga ku importohet më së shumti kafja.

Për sa i përket konsumit të kafesë në bare dhe lokale, Jahja nënvizon se nga vendasit është tkurrur, ndërsa ka një shtim të tij nga turistët me nisjen e sezonit turistik.

“Turistët që po vijnë po mbajnë gjallë baret, restorantet dhe klubet e natës, pasi shqiptarët në këtë periudhë kanë tkurrur shpenzimet për të kursyer për pushimet”, pohon ai.

Pavarësisht ecurisë së mirë së turizmit, sektori i shërbimeve edhe këtë vit po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Jahja thotë se për rrjedhojë në hotele, restorante dhe bare, si staf mbështetës për pastrim, për baçevan (mirëmbajtësi i lulishtes) hidraulik, elektricist etj po punësohen pensionistë.

Në fillim të këtij viti, Shoqata e Bareve dhe Restoranteve llogariste mungesë të theksuar prej 15,000 vende të lira pune në sektor, ku shkaku kryesor është largimi i popullatës në emigracion. Shoqata e Bareve. Vjet për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi kërkuan punonjës nga Filipinet.

Bien importet e cigares

Ndryshe nga tendenca e rritjes që kanë shënuar importet e kafes, ato të cigareve kanë rënë. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave sasia e cigareve të importuara për janar-maj 2023 është 6% më pak se e njëjta periudhë e 2022-it.

Përfaqësues nga grupi AGNA distributore e markave ndërkombëtare për shumë produkte të konsumit, pohuan se importet për këtë periudhë kanë rënë 15% krahasuar me vitin e kaluar. Grupi AGNA importon cigare të markës “Karelia Slims”.

Sipas tyre arsyet kryesore janë largimi i popullatës në emigracion, vendosja e fotove në paketë për dëmet që shkakton në shëndet pirja e duhanit, si dhe shtimi i rasteve me sëmundje kancerogjene. /D.Azo

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

/Monitor

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH