Aktualitet

Rrinin pa ngrënë dhe hanin vezë të prishura, detajet nga vrasja e nënës dhe vajzës në Itali

Shkruar nga Liberale
Rrinin pa ngrënë dhe hanin vezë të prishura, detajet nga

Vdekja e 47-vjeçares Gabriela Trandafir dhe vajzës së saj Renata Alexandra mund të ishte parandaluar. Salvatore Montefusco, njeriu që i qëlloi për vdekje të hënën, ishte denoncuar 4 herë nga gruaja e tij 47-vjeçare. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, dy femrat vazhduan të jetonin në kushte të pasigurta.

Seanca e ndarjes ishte menduar të zhvillohej të martën. Gabriela Trandafir prej kohësh priste aktin e fundit të procesit gjyqësor për t'i dhënë fund asaj martese. Tre orë para vdekjes së saj, 47-vjeçarja kishte shkuar me të bijën te avokati që e kishte ndihmuar në atë rrugëtim të gjatë. "Ajo ishte e lumtur. Ajo mendoi se ishte fundi i një sprove pas katër ankesave, në më pak se një vit. Në vend të kësaj ato u qëlluan dhe u vranë", kujton avokatja Annalisa Tironi.

Para aktit të tmerrshëm final, Gabriela e kishte denoncuar disa herë. Ankesa e parë për keqtrajtim daton në korrik 2021, ndërsa në dhjetor ankesa e dytë. Mes prillit dhe majit, në polici u shfaq edhe vajza e tij Renata. Megjithatë, ankesat kishin mbetur në vesh të shurdhër.

Nënë e bijë rrinin uritur. Vrasësi nuk iu jepte para dhe nuk i lejonte të punonte. Për të bërë blerjet e tyre, ato duhej të shisnin sendet e arit që kishin në shtëpi. Madje ishin detyruar të hanin vezë të prishura për të mbijetuar. Pasi u sëmurën, nëna dhe vajza thirrën një ambulancë.

Prokurori publik i Modenës kishte kërkuar pushimin e dy procedimeve penale të hapura ndaj Montefusco. Sipas prokurorit, denoncimet e dy grave “nuk ka rezultuar me rrahje”. Mbrojtja e kundërshtoi, duke kërkuar të dëgjonte shërbimet sociale që ndjekin familjen dhe fëmijën më të vogël të çiftit në seancën e ndarjes. Megjithatë, 69-vjeçari ka vepruar para seancës gjyqësore, duke vrarë me gjakftohtësi gruan dhe vajzën e tij. Sipas asaj që u konstatua, burri nuk ka dashur të humbasë shtëpinë në via Cassola di Sotto.

Portreti që shfaqte ishte ai i një ish-sipërmarrësi dhe i një njeriu të lidhur fort pas parasë. "69-vjeçari tha se mori pushkën kur vajza e tij hyri në shtëpi. Renata iu kthye duke i thënë: "Nesër do të largohesh më në fund", shpjegoi avokati mbrojtës Marco Rossi.

Vrasësi në lokal i mbuluar me gjak

"Kur Montefusco hyri në lokal, mendova për një aksident automobilistik. Nuk mund ta imagjinoja se çfarë kishte ndodhur", tha Tina, bariste në kafeterinë D&G në Castelfranco, ku shkoi vrasësi 69-vjeçar pasi vrau gruan e tij Gabriella dhe vajzën Renata.

"E gjeta përballë meje, pikërisht përballë banakut. Ai mbante kokën mes duarve, që ishin të lyera me gjak. Më kërkoi një kafe dhe një gotë ujë. Menjëherë më kërkoi celularin dhe më telefonoi karabinierët, duke aktivizuar altoparlantin. Në atë moment ai tha se kishte vrarë partneren dhe vajzën e tij. Bota mu shemb mbi krye”./Përshtati Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH