Aktualitet

Rrihte bashkëshorten, arrestohet burri i dhunshëm në Berat

Shkruar nga Liberale
Rrihte bashkëshorten, arrestohet burri i dhunshëm në Berat

Një 46-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burime zyrtare pohuan se arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet R. D., 46 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH