Aktualitet

Rrihen me shkop bejsbolli në mes të qytetit, dënohen me burg dhe gjobë dy shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Rrihen me shkop bejsbolli në mes të qytetit, dënohen me burg dhe

Gjykata franceze ka dënuar dy shqiptarë pasi ata janë rrahur me njëri-tjetrin me shkop bejsbolli në mes të qytetit Brest të Francës.

Dëshmitarët që kanë parë gjithë skenën e dhunës, thonë se një prej makinave kishte bllokuar rrugën në qendër të qytetit dhe njëri prej shqiptarëve kishte dalë nga makina e tij dhe ka rrahur me shkop bejsbolli bashkëatdhetarin e tij duke i thyer edhe krahun.

Ndërkohë i plagosuri kishte rrëfyer se: “Donin të më fusnin në bagazhin e makinës së tyre”.

Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se shqiptarët,  “sillen sikur të ishin në Shqipëri”.

Vetë i plagosuri nga ana e tij ka thënë se “nuk dëshiron procedim ligjor dhe se palët tani po pajtohen”. Megjithatë, gjykata dënoi njërin prej shqiptarëve me 1 vit burg dhe të dytin me 900 euro gjobë.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH