
Aktualitet
Rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Alimadhi dhe Lita.
Pas një debati për më shumë se 2 orë, mazhoranca i ka qëndruar bindjes se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar që të fillojë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.
Ndërsa opozita parlamentare tek ‘ligjet’ ka qenë e përçarë, me disa deputetë pro dhe disa kundër dekretit të Metës.
Tags: kodi zgjedhor, meta, rivotim
KOMENTO (0)