Globi

Rrëzohet avioni me 176 pasagjerë, zyrtarët: S’ka të mbijetuar

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet avioni me 176 pasagjerë, zyrtarët: S’ka të

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 njerëz në bord është rrëzuar në Iran, raportojnë mediat lokale.

Organizata humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” e Iranit tha se nuk kishte gjasa për të gjetur të mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të zbardhur ngjarjen.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.

Rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku ishin stacionuar forca të SHBA, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Kasem Soleimani./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1116564,1116560,1116561,1116562,1116563,1116565,1116566,1116567,1116568,1116569,1116570,1116571"]

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH