Globi

Rrëzohet avioni me 14 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet avioni me 14 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Një avion është rrëzuar për shkak të motit të keq në Amazonën braziliane të shtunën dhe si pasojë humbën jetën 14 personat që ndodheshin në bord.

Sipas raportimit të medieve të huaja, avioni i vogël me helikë ishte afër fundit të udhëtimit të tij 400  km midis Manaus, kryeqyteti i shtetit të Amazonas dhe qytetit të largët të xhunglës, Barcelos kur u rrëzua.

Zyrtarët konfirmuam se të gjithë ata që ishin në bord, 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u vranë në aksident.

Autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Sekretari i Sigurisë së Shtetit të Amazonas, Vinicius Almeida deklaroi se informacionet fillestare sugjeronin se avioni u rrëzua pasi doli nga pista kur në Barcelos gjatë reshjeve të dendur dhe dukshmërisë së ulët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH