Aktualitet

Rrëzohet aksidentalisht 70-vjeçari nga Peshkopia, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet aksidentalisht 70-vjeçari nga Peshkopia, transportohet me

Një 70-vjeçar nga Peshkopia është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është kërkuar transporti i tij me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi S.D., rreth 70 -vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH