1

Rreziqet e varfërisë “energjitike”

               Publikuar në : 10:07 - 31/07/21 Danilo Taino

Danilo Taino

Nëse nuk keni elektricitet, dita juaj mbaron kur të perëndojë dielli. Por edhe në orët me diell nuk mund të përdorni frigoriferin, elektro shtëpiaket, kompjuterin. Nëse nuk keni as gazin, të gatuarit bëhet një veprimtari me rrezik të lartë. Një nga arsyet e vdekshmërisë në vendet me “varfëri energjetike” është që 40 % e popullsisë botërore nuk ka hyrje në burimet relativisht bashkëkohore të energjisë dhe është e shtrënguar të gatuajë ushqimet me lëndë djegëse që mbushin kuzhinat e shtëpitë me tymra të rrezikëshme për shëndetin: dru, mbeturina të të korrave, bajga të thara. Instituti for Health Metrics and Evaluation e Washingtonit vlerëson se çdo vit vdesin nga ndotja shtëpiake 2.3 milion njerëz. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ngre shifrën në 3.8 milionë. Për të bërë krahasimin, të vdekurit nga Covid 19, në një vit e gjysmë pandemia kanë qënë pak më shumë se katër milionë.

Shfaqja kronike ndaj gazeve shtëpiake të dëmshme shkakton polmonite, tumore në mushkëri, shton rreziqet e kataratës, rrit numrin e fëmijëve të vdekur.

OBSH ka përpiluar një “shkallë të energjisë”, në bazë të së cilës janë Vendet me t ‘ardhura shumë të ulta që përdorin për të gatuar vetëm mbeturina; më sipër ata me t ‘ardhura t’ulta e mesatare që djegin dru, qymyr, vajguri, etanol; më lart janë më të pasurit që punojnë me gaz dhe rrymë elektrike. Në Burundi, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Liberi – ku t ‘ardhurat për frymë janë nga 600 deri në 800 dollarë në vit – më pak se 1% e popullsisë përdor rrymë elektrike ose gaz për të gatuar. N ‘Evropë, në Amerikën e Veriut e në Vendet e përparuara 100 % e kuzhinave nuk kanë këtë problem. Por sipas studimeve të Ourworldindata.com – pjesa më madhe e Vendeve me t ‘ardhura më të ulëta vjetore se dhjetëmijë dollarë nuk arrin në 60 % të shtëpive të shëndetshme. Kina është në 59 %, India 41 %. Mesatarja botërore është 59 % (të dhënat e vitit 2016). Kjo gjendje nuk ka pasoja vetëm mbi shëndetin: gati 50 % të lëndëve drusore të nxjerra nga pyjet shërben për të prodhuar energji, pjesa më madhe e së cilës për të gatuar ushqimet. Në fakt pyjet zgjerohen në Vendet e pasura e ngushtohen n ’ata të varfra. Zgjidhjet? Më e rëndësishmja: një rritje ekonomike që t’i japë t ‘ardhura Vendeve të varfra për të hyrë në energjitë e hijshme dhe popullsive t ‘ardhura  për t’u çliruar nga ndotja shtëpiake.

“Corriere della Sera

Përktheu Eugjen Merlika /Gazeta Liberale

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back