Aktualitet

Rrëzimi i bustit/ Basha: Të bëhemi bashkë për një komb të lirë

Shkruar nga Liberale
Rrëzimi i bustit/ Basha: Të bëhemi bashkë për një

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në aktivitetin që po mbahet në Teatrin Kombëtar për hapjen e konkursit për memorialin e Lëvizjes Studentore.

Të pranishëm kanë ish-studentë të Dhjetorit, artistë dhe qytetarë. Gjatë fjalës së tij, Basha ka kujtuar natën e 19 shkurtit 1991, një ditë para rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

"Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte", tha Basha.

Më tej, lideri i opozitës ka kërkuar ndezjen e flakës së shpresës dhe betimin se nuk do të shterojnë përpjekjet për lirinë e kombit shqiptar.

“A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar,  e mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan.

Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju qëndërestar që rrëzuat diktaturën. Bashkë ta ndezim flakën e shpresës dhe këtë natë të 20 shkurtit të 2020 të betohemi së bashku se shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë do të jenë bashkë në realizmin më fisnik që ky komb të ketë lirinë”, përfundoi Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH