Globi

Rrëzimi i avionit ukrainas, reagon Aviacioni Iranian

Shkruar nga Liberale
Rrëzimi i avionit ukrainas, reagon Aviacioni Iranian

Aviacioni Iranian ka reaguar pas akuzave se avioni i nisur për Kiev me 176 persona në bord është goditur nga dy raketa.

Kreu i Aviacionit kërkon që të mos ngrihen akuza të hamendësuara për rrëzimin e avionit, teksa thekson se do të kërkojë ndihmën e shteteve të huaja nëse kutitë e zeza janë të dëmtuara. Ai tha se arsyeja e rrëzimit nuk është ende e qartë por sipas tij asnjë raketë nuk e ka goditur avionin.

Ali Abedzadeh, kryetar i Aviacionit Civil të Iranit, u shpreh:

“Organizatës Kombëtare të Aviacionit nuk i lejohet të bëjë hamendësime. Duhet të jemi shumë të sigurtë për çfarë themi. Arsyeja e rrëzimit nuk është ende e qartë për ne. Por, sigurisht që asnjë raketë nuk e ka goditur avionin. Nëse për ndonjë arsye kutitë e zeza janë të dëmtuara, ne do të kërkojmë për ndihmë tek shtetet e tjera. Kjo është një procedurë normale që zhvillohet në të gjithë botën”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH