Aktualitet

Rreziku nga ashensorët, kontrolle të rrepta deri në dhjetor 2020

Shkruar nga Liberale
Rreziku nga  ashensorët, kontrolle të rrepta deri në dhjetor 2020

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke zbatuar një plan sa u përket sigurisë së ashensorve, i cili do të përfundojë në dhjetor të viti 2020.

Për këtë qëllim, Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut, një strukturë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është duke kryer inspektime në të gjithë vendin, ndërsa i bën thirrje personave përgjegjës dhe importuesve të marrin masa për plotësimin e kritereve teknike dhe inxhinierike të instalimeve.

Gjatë një inspektimi të zhvilluar nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Belinda Ikonomi dhe Kryeinspektori i ISHMT-së Lavdrim Sahitaj në një prej qendrave tregtare në kryeqytet u theksua rëndësia e mbikëqyrjes së tregut për këtë kategori produktesh, veçanërisht për ashensorët.

“Rregullat teknike lidhet kryesisht e sigurinë e konsumatorëve dhe cilësinë e standardeve që në synojmë të arrijmë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, mbi ashensorët e rinj dhe ato që janë në përdorim të miratuara këtë muaj, ISHMT po ushtron kontrolle për zbatimin ekushteve teknike nga ana e instaluesve, mirëmbajtësve dhe ndërtuesve, të cilët kanë nën përgjegjësinë e tyre këto pajisje”, tha zv/min Belinda Ikonomi, gjatë inspektimit në një qendër tregtare./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH