Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Gjirokastrës, ku një person ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të policisë, një bari 52-vjeçar me iniciale A.Ç është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e fshatit Dervician.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale. Mësohet, se bariu është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale.