Aktualitet

Rreshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për javën që vjen

Shkruar nga Liberale
Rreshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për javën

Java tjetër e nëntorit pritet të jetë me reshje shiu dhe dëbore. Shërbimi Meteorologjik thotë se reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të së hënës, ndërsa do ketë edhe rrebeshe gjatë ditës.

Sërish reshjet kthehen të mërkurën, ndërsa në zonën e Alpeve dhe Gramozit pritet dëborë.

E enjtja do të jetë më e qëndrueshme, por me reshje lokale.

Parashikimi nga Sherbimi Meteorologjik

Java që pritet të nisë, parashikohet e ndryshueshme.

Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh.

Më tej, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qëndrueshme. Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora.

Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal.

Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës së të hënës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit.

Temperaturat, do të pësojnë luhatje./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH