Aktualitet

Rrëqethëse, 39-vjeçari filmon momentin e vdekjes së tij

Shkruar nga Liberale
Rrëqethëse, 39-vjeçari filmon momentin e vdekjes së tij

Videoja që regjistroi momentin e vdekjes së 39-vjeçarit Sergio Murillo Lima de Santana teksa ziplinte (rrëshqitje në ajër me litar) në Brazil është rrëqethëse.

Në videon, e cila është regjistruar nga vetë viktima e aksidentit, 39-vjeçari duket i emocionuar për fillimin e ecjes së tij ajrore.

Megjithatë, rreth 30 sekonda më vonë, zipline u shemb, duke e çuar 39-vjeçarin e pafat të rrëzohet në tokë.

Rruga fatale është regjistruar nga partnerja e fatkeqit, duke kapur momentin kur u prish zipline.

Sipas "New York Post", 39-vjeçari ishte tashmë i vdekur kur u dërgua në spital pas rënies së tij. Sipas informacioneve, kontrolli i fundit në zipline që ka përdorur 39-vjeçari ka qenë marsi i kaluar.

Pas aksidentit të ndodhur më 10 tetor, autoritetet e rajonit Aracati të Brazilit ndaluan përdorimin e të gjitha zipline-ve në rajon./Liberale.al

https://youtu.be/vc2-w1w3KZk

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH