Aktualitet

Rrëmbimi i 3 policëve, Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve

Shkruar nga Liberale
Rrëmbimi i 3 policëve, Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Svelça, kanë dalë në një konferencë për mediat.

Kurti ka thënë se nuk është shprehur i befasuar me veprimet e Serbisë, por me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb, një ditë pasi rrëmbyen tre policë kufitarë në Veri. Ai i ka bërë thirrje ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti.

Tre policë u rrëmbyen të mërkurën brenda territorit të Kosovës nga policët serbë. Megjithatë, ndërkombëtarët, përfshirë ambasadorët e vendeve të fuqishme në Kosovë, nuk ka bërë ndonjë reagim për rastin. Ndërkombëtarët vazhdojnë të kërkojnë nga Kurti të ndërmerr hapa konkretë për shtensionimin e situatës në veri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH