Aktualitet

Rrëmbimi i 3 policëve, ish-këshilltari i KFOR-it: Komplikon situatën politike

Shkruar nga Liberale
Rrëmbimi i 3 policëve, ish-këshilltari i KFOR-it: Komplikon

Ish-këshilltari i KFOR-it, Alessandro Politi ka reaguar në lidhje me rrëmbimin 3 policëve në veri të Kosovës duke e cilësuar si një ngjarje që rëndon politikën.

Në fjalën e tij, Politi u shpreh se dialogu ka qenë gjithnjë i vështirë mes të dyja palëve, por më parë të dyja palët shiheshin si përgjegjëse.

“Këto lloj incidentesh mund të ndodhin dhe ja që ndodhi. Nuk them se do ndodhin sërish, por thash se fatkeqësisht ndodhi.

Për sa kohë ka pasur patrullime të përbashkëta midis KFOR-it dhe policisë së Kosovës rreth zonës së demilitarizuar të 1000 metrave, të kufirit, sepse ka pasur marrëveshje të sakta dhe ka pasur dhe procedura të përcaktuara.

Ky është fatkeqësisht një fakt. Fakti që ndodhi dhe tani sigurisht komplikon situatën politikë, por çdo institucion dhe qeveri duhet të bëjë zgjedhjet e vet”, u shpreh Politi në një intervistë për Euronews Albania.

“Shpresoj që një negociatë e mirë politike mund të kthejë balancën sepse jam i sigurt që të dy vendet kanë nevojë të kenë një qasje të përbashkët euro atlantike,” shtoi Politi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH