Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, jepet vendimi për 5 të arestuarit

Shkruar nga Liberale
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, jepet vendimi për 5 të

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit janë: Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.

Këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit 'Golden' në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga "kokat" e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti.

Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej kokaine, që vëllai i Jan Prengës, Astriti e mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Në kërkim janë shpallur të paktën 11 persona.

Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH