Aktualitet

Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren, arrestohet “dragoi i Kavos”

Shkruar nga Liberale
Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren, arrestohet “dragoi i

Arrestohet 47-vjeçari grek që rrëmbeu për 48 orë dhe pëdhunoi një 34-vjeçare shqiptarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kasolle në Agio Petro Lefkim, në ishullin e Korfuzit.

Denoncimi për zhdukjen e shqiptares u bë nga burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkëshorten. Ai tha për policinë se një nate më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.

Aspioti në 2012 u dënua me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 të rinjve britanikë në vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofkën “dragoi i Kavos”, por u lirua në nëntor 2019 duke shfrytëzuar një ligj të kohës në Greqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH