Aktualitet

Rregullat e kalimit në Kakavijë: Lejohen vetëm 750 persona në ditë

Shkruar nga Liberale
Rregullat e kalimit në Kakavijë: Lejohen vetëm 750 persona

Pika e kalimit të Kapshticës është bllokuar në hyrje-dalje që prej orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të premte, dhe tanimë e vetmja pikë tokësore funksionale për të kaluar në Greqi është Kakavija.

Në një njoftim të ministrisë së Jashtme bëhet me dije se në rast kalimi në Kakavijë do aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€.

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë brenda 24 orëve, të cilëve përveç tamponit, do u bëhet edhe testi i shpejtë në doganë.

"Qytetarët që hyjnë në Greqi për nevoja absolute pune dhe dalin nga territori i saj, nuk do të kenë më mundësi të hyjnë deri në përfundim të afatit të vendimit.

Për më shumë, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH