Aktualitet

Rrëfimi i Alvinit: Pashë mamin kur vdiq nga bombat

               Publikuar në : 13:59 - 14/11/19 liberale

Të gjithë e njohim 11-vjeçarin Alvin Berishën, i cili jetoi për një kohë të gjatë në Al Hol në Siri.

Pasi prokrurorët italianë e morën në pyetje 11-vjecarin shqiptar, në praninë e një psikologu, dolën në përfundimin se Alvin është ende në gjendje traume dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Rrëfimi i vetëm i Alvinit ishte pjesa ku nëna e tij humbi jetën gjatë një bombardimi.

Ndërsa pyetet dhe për hollësi të tjera vogëlushi shprehet se nuk mban mend asgjë.

“Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol”, – tha Alvin.

Pas ndërhyrjes ai do të pyetet sërish nga autoritetet në praninë e një psikologu për situatën në kamp./Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back