Aktualitet

Rrëfehet Mimi Kodheli: Kam 35 vite që hekuros këmishat e burrit

Shkruar nga Liberale
Rrëfehet Mimi Kodheli: Kam 35 vite që hekuros këmishat e burrit

Si asnjëherë më parë Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli është shprehur duke thënë se ka kaluar shumë momente të bukura të cilat e kanë emocionuar.

Ajo ka folur për jetën e saj personale duke treguar se çastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen.

“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut.

Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja.

Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha”, tregoi Mimi Kodheli.

Ajo nuk la pa përmendur dhe martesën me bashkëshortin e saj i cili është arkitekt,  Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel.

Ndër të tjera gjatë një rubrike të zhvilluar në emision, politikania zbuloi gjithashtu se është një kuzhiniere e mirë. E pyetur se cili është sekreti i një familjeje të lumtur, Mimi Kodheli tha:

“Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike”, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje.

Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?” Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit.”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH