Sport

Rrëfehet Lorik Cana: Bashkëshortja ime, xheloze "e sëmurë", unë jam liberal

Shkruar nga Liberale
Rrëfehet Lorik Cana: Bashkëshortja ime, xheloze "e

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. Duke folur për raportet me bashkëshorten, ai pranoi se Monica ka qenë “tmerrësisht xheloze, e sëmurë”, por me kalimin e viteve, niveli i saj i xhelozisë ka kaluar nga “tmerrësisht, në shumë”. Lorik Cana u shpreh se vetë ai nuk është xheloz për partneren dhe është shumë liberal.

“Ka qenë një mbështetëse dhe krah i rëndësishëm për mua. Monika ka qenë tmerrësisht xheloze, në pikë sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze. Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, se pyes ku dole, sa u vonove”, u shpreh ai në emisionin “Më lër të flas”.

Teksa u pyet nëse do të bëhej trajner, ish-mbrojtësi kuq e zi u shpreh se “nuk është në planet e mia, s’është për mua”.

“Nuk kam zgjedhur karrierë trajneri, apo drejtuesi, sepse do ishte e pamundur të menaxhoj kohën. Nuk është absolutisht jo në planet e mia të jem trajner futbolli, nuk është për mua. Djali flet mirë shqip dhe kupton, por përton të flasë sepse kur u rrit kaloi 3 vite këtu dhe kjo e ndihmoi me gjuhën. Ndërsa Enkeledës i flas shqip, por në shkollë bën anglisht dhe italisht. Kur i flas shqip, ma kthen në anglisht”, tha Lorik Cana.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH