Aktualitet

Rrëfehet 20-vjeçari i cili u filmua duke torturuar një qen: E bëra për Tik Tok

Shkruar nga Liberale
Rrëfehet 20-vjeçari i cili u filmua duke torturuar një qen: E

Një javë më parë në emisionin “Piranjat” u publikua një video ku shihej një 20-vjeçar është kapur duke torturuar një qen. I riu u ndalua nga policia. Por mbrëmjen e kësaj të marte, u transmetua dhe një intervistë me 19-vjeçarin të quajtur Mustafa, i cili tregoi dhe arsyet e veprimit të tij ndaj dhunës mbi qenin.

Gazetarja e “Piranjave” në ABC News ka gjetur Mustafain dhe e pyeti se çfarë e shtyu të ushtronte dhunë mbi qenin, i riu tha se e kishte bërë për Tik-tok, ndërsa në fund u shpreh i penduar dhe premtoi që nuk do e përsërisë më një gjë të tillë.

Pjesë nga intervista:

Aida: Ne Mustafa pamë një video ku shihej se si po keqtrajtoje një qen, a mund të na thuash pse e bëre atë gjë?

Mustafai: E bëra prej Tik-tokut.

Aida: Po për atë kafshën a nuk të erdhi keq?

Mustafai: Keq më erdhi, po çfarë me i bë.

Aida: Si të lindi kjo ide?

Mustafai: Po ishte atë ditë dhe unë e gjeta qenin dhe e bëra atë gjë, bile ai ishte qen rruge, ishte i lidhur me litar dhe unë e mora dhe e rretullova, qeni as nuk u dëmtua, as nuk e gjeti asnjë gjë.

Aida: Qeni ëhstë mirë ëëë?

Mustafai: Po qeni është mirë?

Aida: Po pastaj i pe komentet tek instagrami?

Mustafai: Jo nuk kam parë fare me thënë të drejtën, as në telefon nuk kam hyrë.

Aida: Po pastaj u pendove?

Mustafai: Po pastaj u pendova?

Aida: Sa vjeç je ti Mustafa?

Mustafai: Unë jam 19

Aida: Njerëzit të kanë komentuar shumë negativisht për atë që ti ke bërë. A do kërkoje një falje publike për këtë gjë, dhe a do premtosh që nuk do e bësh më?

Mustafai: Kërkoj ndjesë nuk e bëj më, kërkoj falje. E bëra një gabim por nuk e përsëris më. Sa e kam hedh, e kam fshirë direkt, se di sa e kam mbajt. Më mbrapa më është bllokuar tik-toku fare.

Aida: Ti e bëre që të merrje shumë vieës?

Mustafai: Edhe për atë e bëra.

Aida: Ndërkohë ti e kuptove që disa gjëra nuk bëhen as për tik-tok as për asgjë?

Mustafai: Normal ajo dihet, nuk e përsëris.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH