Kryesore

“Rrathë të brendashkruar”, dashuri poetike dhe estetike për njeriun

               Publikuar në : 10:17 - 14/09/20 liberale

Bujar Xhaferaj

Poezitë e librit më të ri të Rudolf Markut  edhe njëherë m’u shfaqën si krijime origjinale të influencuara nga  një memorie e fshehtë, a nga një kujtesë e harruar, të cilat vetvetiu ndërtrupëzohen në shpirtin e një lexuesi të hutuar, duke e nxitur këtë lexues  shpesh në tentacionin e tërthortë për të bërë një  plagjiatarizëm të pafaj dhe  të parrezikshëm …Si rrallë herë në poetikën shqipe vërtetësia e fjalës së duhur e  gjithë kolore e bën artin poetik pjesë ndriçuese  të mendjes dhe të shpirtit të njeriut si qenie e  paidentifikuar….

Qysh herët, Rudolf Marku ka vendosur në thellësitë e kujtesës njerëzore lëndë krijuese të paprekshme nga censurat e kohës; të palëkundshme dhe të mbrojtura nga kujtesa e lexuesit të kultivuar. Mjafton të përmend  poezi të tilla si ‘ “I vonuari”, ose “Baladë për njeriun qe  s’dua  ta njoh’, të shkruara më larg se sa 40 vite më parë, të cilat shpesh kujtohen si ide të larta origjinale, pas të cilave identifikohej  një autor i  madh, i cili mbart në vetvete përultësinë e mjaftueshme për të prodhuar dashuri poetike dhe estetike për njerëzimin dhe për çdo gjë që mbetet e shenjtë për qënien njerëzore, duke krijuar një art të tillë, të aftë për t’u bërë pjesë e  koshiencës universale… /Gazeta Liberale

 

 

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back