Kronikë

Rrafshimi me tritol i hotelit në Sarandë, policia shoqëron dy pronarët e objektit

Shkruar nga Liberale
Rrafshimi me tritol i hotelit në Sarandë, policia shoqëron dy

Pas shpërthimit që tronditi Sarandën mëngjesin e kësaj të hëne, duke rrafshuar hotelin dykatësh, policia ka nisur hetimet duke shoqëruar disa persona në komisariat.

Raportohet se të shoqëruarit janë anëtarë të dy familjeve, Spiro Çambiri dhe Dhimiter Evangjeliu që kishin në pronësi hotelin.

Ndërkohë nga Tirana në Sarandë pritet të shkojnë ekspertë xhenierë, për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe sasinë e vendosur në hotel.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia thotë se dy bashkëpronarët kanë qenë në një proces gjyqësor për pronësinë.

Nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme, që u shkaktuan edhe në banesat dhe bizneset që ndodheshin përreth. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik te banorët.

“Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH