Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit nga nata e parë e festivalit. Edhe pse nuk shkoi në finale, këngëtarja e ka marrë me sportivitet situatën, duke u shprehur, se sërish do të kishte përfunduar e fundit në renditje, edhe po të kishte kaluar në natën e madhe.
Ronela shprehet e lumtur për rrugëtimin e saj, duke theksuar se e ka fituar Eurovisionin, pasi fitoi turmën. Sipas këngëtares, turma ka gjithmonë të drejtë.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovisionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! TE DUA”, shkruan Ronela në postimin e saj.
Studiuesit e komunikimit me siguri do ta kishin kundërshtuar këngëtaren, pasi turmat nuk janë në gjendje të mendojnë dhe reagojnë me individualitet. Gjithsesi rëndësi ka mënyra sesi ajo ndihet. Nëse ajo ndihet fituese, patjetër që diçka e ka fituar nga kjo eksperiencë dhe nga pjesëmarrja në festivalin më të madh të këngës europiane.