Showbiz

Ronela nuk shkoi dot në finale, Rozana Radi reagon kundër Eurovision-it

Shkruar nga Liberale

Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e Eurovision 2022.

Ajo mori mbështetje të madhe nga publiku, mirëpo nuk mori votat që nevojiteshin për të shkuar në finale.

Ndërkohë ka reaguar Rozana Radi, e cila shprehet se Eurovisioni nuk ia ka bërë “hyzmetin” këngës së Ronelës.

“Pra i nderuar publik, kisha shumë të drejtë mbrëmë kur thashë që Eurovisioni nuk ia bëri hyzmetin këngës së Ronelës siç duhet. 1. I censuruan fotot; 2. Nuk i dhanë rëndësinë e duhur në regjistrim; 3. Vunë në diskutim performancën e saj… Por më lejoni të tjem që vetë Ronela bëri lajm në “La Repubblica” (një gazetë që ëndërrojnë shumë artistë të dali). Është më e diskutuara në WEB dhe sot ishte avion!”, ka shkruar Rozana.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH