Sport

Ronaldo "thumbon" Messin

Shkruar nga Liberale
Ronaldo "thumbon" Messin

Rivaliteti është i mirë në çdo fushë të jetës.

Këtë e di edhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Portugezi ka pohuar se rivaliteti me Lionel Messin e ka bërë akoma më të mirë, ndërsa u shpreh se talenti dhe puna e palodhur e ka ndihmuar që të kap majat.

"Përballja me njëri-tjetrin në Spanjë na lejoi të përmirësohemi. Kur isha te Reali i Madridit e ndjeva këtë presion. Ishte një rivalitet i shëndetshëm. Para së gjithash ju keni nevojë për talent, përndryshe nuk do të vlerësoni shumë. Sidoqoftë, talenti është i kotë pa punë të palodhur. Nuk do të kisha arritur kurrë atje ku jam sot, pa kulturën e punës së palodhur", tha Ronaldo për "France Football".

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë "thyer" çdo tabujë në fushën e futbollit, ku rivaliteti i tyre kapi kulmin si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Në 11 sezonet e fundit, dyshja kanë fituar 5 herë "Topin e Artë", trofe të cilin pretendojnë ta fitojnë dhe këtë vita

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH