Sport

Ronaldo rikthehet te Real Madrid? Flet Fonte: Kjo do të ishte më e mira për të

Shkruar nga Liberale
Ronaldo rikthehet te Real Madrid? Flet Fonte: Kjo do të ishte më e

Cristiano Ronaldo, 37 vjeç ka shprehur dëshirën se do të vazhdojë të luajë në Champions League por këtë gjë, United nuk ia mundëson dot.

Për të përforcuar akoma edhe më shumë këtë pistë, ka menduar shoku i tij i skuadrës te Portugalia, Jose Fonte. Ai mendon se rikthimi në Madrid do të ishte lëvizja ideale për fituesin e pese herë Topit të Artë.

“A do të kthehet ai në Madrid? Mendoj se kjo do të ishte më e mira për të. A duan ata që ai të kthehet apo jo, kjo është një pyetje tjetër.

Ajo që unë di për momentin është se Ronaldo e do me patjetër Champions-in. Ai kërkon të jetë përsëri në nivele të larta sepse Cristiano ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe është përsëri në gjendje edhe për të fituar sërish Topin e Artë”, tha Fonte.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH