Sport

Ronaldo me fanellën e Manchester United: U ktheva aty ku më takon

Shkruar nga Liberale
Ronaldo me fanellën e Manchester United: U ktheva aty ku më takon

Cristiano Ronaldo ka publikuar një foto me fanellën me numrin 7 tek Manchester United. Ai shkruan se është kthyer aty ku i takon tek dashuria e pafundme për klubin.

Ronaldo këtë verë vendosi të transferohet tek Manchester United për të shënuar një rikthim në “Old Trafford” pas 12 vitesh.

Për të kishte interesim të lartë si nga PSG dhe Manchester City, porn ë moshën 36-vjeçare ai vendosi për një rikthim aty ku fitoi gjithçka në fillim.

Ronaldo rrezikonte të mos merrte numrin 7, por Cavani hapi rrugën dhe tashmë gjithçka është gati për debutimin e portugezit.

Poll
SHQIPENGLISH