Aktualitet

Roli me UNMIK në Kosovë/ Rama-Bashës: Sqaroji publikut kush je

Shkruar nga Liberale
Roli me UNMIK në Kosovë/ Rama-Bashës: Sqaroji publikut kush je

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të bërë nga PD e cila hidhte poshtë të gjitha akuzat e bëra ndaj kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me përfshirjen e tij në raportin e Dick Marty apo në hetimin e drejtuesve të UÇK-së.

Rama i bën apel bashës, që të dalë e të flasë vetë për akuzat dhe të sqarojë publikisht rolin e tij.

"Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t'i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t'i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s'këputet", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH